Lajme
Kosova dhe Zvicra me marrëveshje për shërbime ajrore
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar të martën edhe një marrëveshje në lidhje me shërbimet e rregullta të trafikut ajror.
Nënshkrimin e marrëveshjes e bënë ministri në largim i Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe ambasadori zviceran në Kosovë, Lukas Beglinger.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Limaj dhe Beglinger kanë thënë se marrëveshja është në përputhje me frymën liberale të tregut të lirë dhe mundëson liri të pakufizuara trafiku për kompanitë e rregullta ajrore të të dy vendeve.
Në këtë rast u përmend se përfitimi më i madh do të jetë për diasporën kosovare, e cila jeton në numër të madh në Zvicër.
”Kjo është marrëveshja e parë bilaterale e transportit ajror që po nënshkruhet nga Republika e Kosovës. Kemi një kënaqësi të veçantë që kjo marrëveshje po nënshkruhet me Zvicrën, duke pasur parasysh raportet shumë të mira, midis vendeve tona dhe fakti që në Zvicër jeton një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, transporti ajror midis Kosovës dhe Zvicrës, përbënë rreth 30 për qind të tërë transportit ajror në Kosovë”, tha Limaj.
Sipas ministrit në largim të MTPT-së, ky është lajm i mirë për diasporën kosovare, posaçërisht, lajm i mirë për të gjithë qytetarët që shkojnë dhe vijnë në Zvicër, nga Cyrihu i cili është si urëlidhëse me të gjitha qendrat tjera botërore. “Kjo marrëveshje është një lajm i mirë edhe sa u përket çmimeve, në mënyrë që të stabilizohet ky treg tepër i rëndësishëm ajror, dhe këtë po e bëjmë me vendin mik Zvicrën, e cila në çdo kohë iu ka gjetur Kosovës dhe qytetarëve të saj”.
Sipas ministrit Limaj, kjo marrëveshje është në përputhje me frymën liberale të tregut të lirë dhe mundëson liri të pakufizuara trafiku për kompanitë e rregullta ajrore të të dy vendeve.
Udhëtaret do të kenë mundësi më të mëdha fluturimi midis Kosovës dhe Zvicrës me çmime më të lira dhe pa ngritje te paarsyeshme të çmimeve gjatë sezonit veror.
Regjimi liberal i trafikut ajror midis Kosovës dhe Zvicrës, i implementuar edhe më parë nga MTPT-ja, përmes një memorandumi të mirëkuptimit me shtetin zviceran, ka mundësuar hyrjen e kompanive të reja në treg, shërbime më të mira dhe çmime më të ulëta për udhëtarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











