Kosova
Kosova, e gatshme të aplikojë në UNESCO
Kosova kishte dështuar kohë më parë të anëtarësohet në këtë organizatë, pas lobimit të Serbisë tek anëtarët e UNESCO-s
Në një prononcim për media, ministrja në Detyrë e Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka deklaruar se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për aplikimin e Kosovës në UNESCO.
“Ka qenë një këmbëngulje mjaft e madhe e imja që kemi filluar me listën e trashëgimisë shpirtërore t’i qesim në pah pjesën tonë më të bukur dhe ta bëjmë dosjen e tyre. Ne duhet të përgatitemi si Kosovë për aplikimin në UNESCO. Kështu herën e kaluar për shumë pak vota nuk arritëm, por ajo na ka dhënë një mësim të mirë që neve si institucione brenda për brenda duhet të angazhohemi të gjithë për ta çuar procesin përpara. Edhe besoj që shumë në shpejt ne t’i përgatitim të gjitha dosjet dhe të kalojë UNESCO”.
Dumoshi, tha se kjo është çëhtje politike, duke shpresuar në mbështetjen e faktorit ndërkombëtar që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate globale për trashëgimi kultuore.
“Këto janë edhe çështje politike dhe uroj që të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë proces si Kosovë me një trashëgimi e cila është mjaft e pasur kulturore”.
Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë, pas lobimit të Serbisë tek anëtarët e UNESCO.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












