Sport
Kosova e kënaqur me fitoren historike
Përfaqësuesja kosovare mundi Ishujt Faroe në miqësoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA
Kosova arriti fitore historike, derisa përzgjedhësi dhe lojtarët ishin shumë të kënaqur me këtë fitore ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ishte i kënaqur me fitoren. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme, sepse tani marrim pikë në miqësore, të cilat na shërbejnë që në shortet e kualifikimeve tjera ta kemi më të lehtë. Patëm shumë probleme me lëndime, por më gëzon fakti që fituam në fund. Tifozët na dhanë energjinë e fundit. Unë i falënderoj shumë për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë këtu”, deklaroi Bunjaki pas ndeshjes.
I lumtur ishte edhe Bernard Berisha. “Me të vërtet jam shumë i lumtur. Treguam vlerat tona reale. I kemi kënaqur të pranishmit. Kemi nevojë për mbështetje, herën tjetër do të jemi edhe më mirë. Kur u larguan dy mbrojtësit tanë thashë kemi me pas vështirësi, por Kosova ka të ardhme, ka talente. Ju kemi treguar të gjithëve se Kosova ka djelmosha që luajnë shumë mire”, theksoi Berisha.
Autori i golit të dytë, Elbasan Rashani u shpreh se e kanë ditur që do të jetë vështirë, por nuk janë dorëzuar. “E kemi ditë që do të jetë një lojë e vështirë sepse kanë dëshirë të luajnë dhe kanë lojtarë teknik. Ne besuam në lojën tonë dhe luajtëm shumë mirë”, ka thënë Rashani pas përfundimit të takimit.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













