Kosova
‘Kosova e meriton të jetë anëtare’, Gërvalla flet pas aplikimit në KE
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se vendi e meriton të jetë anëtar i Këshillit të Europës.
Deklaratën Gërvalla e bëri në Strasburgpas aplikimit për anëtarësim, teksa shtoi se sot nis një kapitull i ri për Kosovën.
“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës, sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Europës. Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe këtë në forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasjes së tyre në instanca europiane”, tha ajo.
Në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësiom në KE, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai është shprehur se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare këtë të enjte dhe shtoi se me këtë aplikim, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, të Brukselit dhe Rezolutën 12 44.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













