CH-Ballkani

Kosova, e pakrahasueshme me Katalonjën; Samiti i Sofjes ka në fokus zgjidhjen e konfliktit të emrit

Shefat e qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras respektivisht, deri tani kanë kryer shumë punë për të mundësuar një zgjidhje, por ata përballen me nacionalistët në vendet e tyre

Ambienti i përshtatet Ballkanit, presioni është i madh, megjithatë të gjithë janë hipernervozë. Kësaj here bullgarët luajnë rolin e ndërmjetësit mes dy shteteve tjera fqinje, shkruan fillimisht “Der Standard” duke theksuar se samiti i Sofjes që është edhe një samit ballkanik, si themel ka zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Shefat e qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras respektivisht, deri tani kanë kryer shumë punë për të mundësuar një zgjidhje, por ata përballen me nacionalistët në vendet e tyre. Të dy palët janë duket gjetur një zgjidhje pikë për pike, që edhe nëse ndryshohen qeveritë, marrëveshja të mbetet. Gjithashtu marrëveshja duhet të nënshkruhet nga dy parlamentet, përcjell albinfo.ch.

“Zoran Zaev është qartësisht i orientuar drejt perëndimit” dhe “Maqedonia është një shtet shembull” shkruan më tej e majta austriake.

Kosova nuk ka ngjashmëri me Katalonjinë

Madridi po përdor çështjen e Kosovës në politikën e brendshme prej kohës kur janë shtuar tendencat separatiste të Katalonjisë, edhe pse të dyja rastet nuk mund të krahasohen, vijon më tej media austriake. Kjo ka shtyrë organizatorët që të gjitha shtetet të quhen si partnerë duke qenë një tërheqje veshi për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi dhe procesi i stabilizim asocimit nuk do diskutohet gjatë samitit,” shkruhet mes tjerash. “Ndërsa Bullgaria kërkonte të kundërtën.”

Kjo tregon sesa të përçarë janë anëtarët e BE-së në politkën e jashtme, edhepse “problemi i Kosovës” përdoret si pretekst, pasi në fakt shumë vende europiane janë skeptik për zgjerimin. Frenime ka nga Franca, por edhe nga Gjermania.