Lajme
Kosova e SHBA-ja me marrëveshje për statusin e forcave
“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellë mes dy shteteve. Kjo mbështet bashkëpunimin dhe partneritetin tonë aktual për të përparuar sigurinë e popullit të Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, thuhet në njoftim.
MPSF, siguron kornizën ligjore brenda së cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATO-s, do të veprojnë në Kosovë.
“Në bazë të kësaj, ky personel do të punojë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të zhvilluar tutje aftësitë e FSK-së në kryerjen e katër misioneve të saj thelbësore: Zjarrfikjen, Kërkimin dhe Shpëtimin, Largimin e Materieve të Rrezikshme, dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, William Burns, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruan një Marrëveshje për Statusin e Forcave.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












