Kosova
Kosova shënon rritje të eksportit të mallrave
Sipas BQK-së, eksporti i mallrave deri në shtator 2019 ka shënuar vlerën prej 288.8 milionë eurosh
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se deficiti në llogarinë e mallrave arriti vlerën prej 1.26 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.3 për qind.
“Përderisa në vitin 2018 ishte shënuar rënie e eksportit të mallrave dhe përshpejtim i rritjes së importit, në vitin 2019 është duke u shënuar rritje e eksportit të mallrave dhe rritje më e ngadalësuar e importit. Kjo ka ndikuar që shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte të ketë një përmirësim nga 10.8 për qind sa ishte në shtator 2018, në 11.3 për qind në shtator 2019”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Sipas BQK-së, eksportit i mallrave deri në shtator 2019 ka shënuar vlerën prej 288.8 milionë euro, që është për 9.0 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
“Rritja e eksportit të mallrave ishte më e theksuar tek metalet bazë, produktet e plastikës dhe gomës si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike”, ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.
Në anën tjetër, rënie shënoj eksporti i produkteve minerale, eksporti i lëkurës dhe artikujve të lëkurës, eksporti i perimeve etj.
Vlera e importit të mallrave deri në shtator 2019 ishte 2.5 miliardë euro, që është për 3.6 për qind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Rritje më e lartë u shënua tek importi i mjeteve të transportit, produkteve minerale, tekstilit dhe artikujve të tekstilit si dhe produktet e plastikës dhe gomës etj.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje











