Kosova
Kosova, pa targa të unifikuara të automjeteve
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë mijëra vetura me targa “KS”
Njëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka unifikuar targat e automjeteve. Përveç targave “RKS”, në vend, legalisht përdoren edhe ato “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë mijëra vetura me targa “KS” dhe se nëse nuk merret një vendim ndryshe, targat “KS” do të vazhdojnë të jenë në qarkullim.
“Me herët i kam pasur RKS, por qe tri vjet i kam heq. I kam vendos KS. Më bie të udhëtoj prej Kosovës nëpër Serbi, për të kryer punë në shtete të tjera, po duhet t’i heq targat. Po, është e mundimshme kjo far puna, hiq e vendos targat provë. Edhe i kam vendos targat KS”, tha Veseli për Radio Kosovën.
Megjithëse Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Bruksel për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të dy shteteve, kosovarët që shkojnë apo kalojnë transit nëpër Serbi janë të detyruar të mbulojnë targat “RKS” dhe të pajisen me targa “prova”.
Kjo ka bërë që shumë kosovarë të heqin targat “RKS” dhe të pajisen përsëri me ato “KS”.
Ariana Podrimaj, nga Zyra për informim në Ministrisë e Punëve të Brendshme, i tha Radio Kosovës se vetëm këtë vit, me targa “KS” janë pajisur rreth 5 mijë vetura.
“Bazuar në sistemin elektronik të regjistrimit të automjeteve, numri total i automjeteve aktive me targa “KS” është 41 mijë e 421. Të regjistruara me “KS” nga janari deri më tani janë 4 mijë e 746 automjete. Mjetet me targa “KS” regjistrohen sipas marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë”, tha ajo.
Podrimaj tha se automjetet me targa “KS” regjistrohen në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë dhe se do të jenë legale deri në një vendim tjetër.
Disa herë është përfolur mundësia e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, por kjo nuk ka ndodhur. Radio Kosova ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se pas formimit eventual të qeverisë Kurti, a do të vendosin reciprocitet për fqinjin verior, por për këtë nuk ka marrë një përgjigje.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë në mbarë vendin: duke filluar nga 1... -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë













