Lajme
Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvajtin
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj ka theksuar interesimin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim ndërshtetëror me Kuvajtin në implementimin e projekteve zhvillimore të përbashkëta në fushën e ekonomisë, ndërsa shprehu bindjen se ky vend së shpejti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Këto komente ministri Beqaj i bëri sot gjatë takimit me Delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë të Kuvajtit, të kryesuar nga Waleed Al-Tabtabae, kryetar i komisionit Ekzekutiv të Grupit, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit bilateral.Ministri Beqaj ka ngritur mundësinë e dërgimit të punëtorëve sezonal në Kuvajt nga fusha e shëndetësisë dhe inxhinierisë, që do të ndikonte në uljen e papunësisë në Kosovë. Ai tha se Kosova ka një bazë solide të legjislacionit për inkurajimin dhe mbrojtjen e investimeve të huaja direkte në vend dhe trajtimin e investitorëve të huaj në mënyrë të barabartë me investitorët vendorë.
Ministri po ashtu ka njoftuar delegacionin nga Kuvajti me potencialet e Kosovës për investime me theks të veçantë ato në fushën e energjetikës, transportit dhe telekomunikacionit. Nga ana tyre, delegacioni nga Kuvajti njoftoi ministrin Beqaj se ky vend është i gatshëm për ndihmë në formë të granteve në infrastrukturë dhe shëndetësi. Gjithashtu, ata shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke vlerësuar se kjo vizitë është realizuar me këtë qëllim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











