Lajme
Kosova feston “Ditën e lumturisë”
Kosova, sipas raportit të OKB-së, radhitet në vendin e 83-të për lumturi nga150 vendet në listë. Danimarka është vendi më i lumtur në botë
Dita e lumturisë (Happiness Day) e iniciuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, është festuar edhe në Prishtinë. Janë studentët kosovarë të Kolegjit “Universum” të cilët kanë vendosur që këtë vit t’i bashkëngjiten mbi 13 milionë njerëzve tjerë në botë, për ta festuar “Ditën e lumturisë”.
Kjo festë, për herë të parë është festuar në vitin 2012, ndërsa këtë vit festohet për herë të parë edhe në Kosovës.
Pas tre vitesh, kësaj feste i janë bashkuar edhe kosovarët, përkatësisht studentët e Universum të cilët përmes lumturisë duan ta dëshmojnë se vendi i tyre është pjesë e ngjarjeve botërore dhe e integruar sikurse kombet tjera të zhvilluara dhe ato në zhvillim, raporton TG.
Motoja e këtij viti për ditën e lumturisë është “lidhja me njerëzit”, ndërsa për çdo vit motoja e kësaj dite ndryshon, për t’i dhënë njerëzve arsye të ndryshme për të qenë të lumtur.
Kosova sipas raportit të OKB radhitet në vendin e 83-të për lumturi nga150 vendet në listë. Indikatorët matës për lumturi sipas OKB-së janë GDP për capita, liria për të zgjedhur, pavarësia nga korrupsioni, jetëgjatësia e popullsisë dhe ekonomia e gjelbër.
Sipas raportit të OKB-së për vitin 2013/2014, Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Ndërsa sipas një raporti tjetër, përkatësisht Happ Planet Report, Meksika është vendi më i lumtur dhe shtetet e Amerikës Latine janë më të lumturat.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar









