Lajme
Kosova fillon dialogun për liberalizimin e vizave
Komisionerja e BE-së, Malmstrom, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisur dialogun për liberalizimin e vizave
Kryeministri Hashim Thaçi dhe komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme Cecilia Malmström, kanë konfirmuar fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, megjithëse nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të jepet Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Komisionerja e BE-së, Malmstrom, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisur dialogun për liberalizimin e vizave. Duke mos dhënë datë se kur do të jepet udhërrëfyesi, ajo ka theksuar se duhet plotësuar edhe disa kritere të BE-së.
“Ajo që sot po bëjmë është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur”, ka thënë Malmstrom. Ajo ka potencuar sidomos çështjen e riatdhesimit dhe ri-integrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë.
Sipas saj, nisja e dialogut nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera ndërlidhen me çështje teknike dhe të legjislacionit.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është në rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












