Sport
Kosova fiton edhe një ndeshje në tavolinë ndaj Serbisë
Flaka Loxha ka kaluar në finale të Kupës Evropiane për junior pasi xhudistja serbe nuk u përballë me të në gjysmëfinale
Serbia e ka anuluar edhe një tjetër ndeshje sportive me Kosovën, pasi më parë kishte anuluar ndeshjen e hendbollisteve të reja.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka njoftuar se garuesja serbe me mbiemrin Obradoviq është tërhequr nga përballja me garuesen e Kosovës, Laura Fazliu.
Kjo luftë është dashur të zhvillohet të dielën në kupën evropiane që do të mbahet në Sarajevë, përcjell albinfo.ch.
“Sot edhe në sportin e xhudos politika ndërhyri! Garuesja e Serbisë Obradoviq u tërhoq nga lufta me garuesen tonë Laura Fazliu në Kupën Evropiane në Sarajevë”, ka shkruar Kuka.
Flaka Loxha ka kaluar në finale të Kupës Evropiane për junior pasi xhudistja serbe nuk u përballë me të në gjysmëfinale.
Trajneri Toni Kuka ka njoftuar se pas dy fitoreve të rregullta, Loxha në gjysmëfinale e priste xhudisten serbe, e cila nuk u paraqit për luftë.
“Flakës suksese në finale e në betejat dëshirojmë t’i bëjmë në tatami si gjithmonë! Politika s’ka vend në sport”, ka thënë Kuka.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












