Lajme
Kosova futet në krizë institucionale
Lëmshi juridik i shkaktuar nga interpretimi i dyanshëm nga Gjykata Kushtetuese, Kosovën po e fut në një krizë të rëndë institucionale.
Derisa në aktvendimi për çështjen e zgjedhjes së Behgjet Pacollit në krye të shtetit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ajo ka qenë jokushtetuese, duke mos e njohur atë si president, tani në sqarimin e dhënë të premten kjo gjykatë se ka ndërruar qëndrimin. Sipas sqarimit të dhënë dje, kjo gjykatë thotë se shfuqizimi i mandatit të presidentit është bërë nga 31 marsi i këtij vitit, duke rënë ndesh me akt-vendimin e saj.
Ndërkohë partia e presidentit të shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese – AKR-ja, si pjesë e koalicionit qeverisës, ka shqyrtuar gjatë natës mundësinë e daljes nga koalicioni me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi. Në një njoftim të dërguar për mediat rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, AKR-ja bëri të ditur se është e gatshme të ndërprejë marrëveshjen me PDK-në.
Shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, dje nuk ka arritur të procedojë në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohej për presidentin e Kosovës. Vonesa, sipas tij, është shkaktuar për shkak të pritjeve të sqarimeve nga Gjykata Kushtetuese.
Edhe pse ishte paralajmëruar se pranim-dorëzimi i funksionit të presidentit të Kosovës nga Behgjet Pacolli tek kryeparlamentari Jakup Krasniqi, megjithatë kjo nuk do të ndodhë.Presidenca ka njoftuar se është shtyrë ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ana e Pacollit tek Jakup Krasniqi, ndërsa është thënë se arsyet janë të natyrës objektive.
Krasniqi do të kthehet në Presidencë pasi që Gjykata Kushtetuese sqaroi se vendi nuk është në vakuum institucional dhe se ka ushtrues detyre të presidentit – në këtë rast kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi, nga ana tjetër, ka thënë se nëse nuk merr pjesë opozita gjatë zgjedhjes së presidentit, atëherë do të ketë zgjedhje të reja.
Por, tri partitë opozitare – LDK, Vetëvendosje dhe AAK vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se nuk mund të detyrohen deputetët të marrin pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











