Lajme
Kosova i ka kushtuar Serbisë 5,880 miliardë euro
Që nga qershori i vitit 1999, Serbia për Kosovën ka shpenzuar 5,880 miliardë euro. Këtë e ka bërë të ditur Qendra beogradase për politikë praktike, e të cituar nga e përditshmja austriake „Nachrichten“. Që nga fillimi i luftës në Kosovë e deri më tani, Serbia e ka humbur fuqinë e saj, ndërsa Kosova u vu nën administrimin e OKB-së.
Në shkurt të vitir 2008, Prishtina e kishte shpallur pavarësinë e saj nga Beogradi, ndërsa ky i fundit edhe sot e kësja dite e refizon njohjen e saj.
Shpenzimet për Kosovën, për çdo sekondë rriten gjithnjë e më tepër, ndërsa sipas TV beogradas „B-92“ kjo shumë është rreth një gjysmë miliardi euro në vit. Sipas saj ,nuk ka të dhënë të sakta për shifrat e shpenzimeve, por para dy vitesh, kryetari serb Boris Tadiç kishte vërtetuar se shpenzimet për Kosovën sillen rreth një gjysmë miliardi euro në vit.
Sipas të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç, viteve të fundit shpenzimet për Kosovën janë ulur dukshëm; tani ato janë diku më pak se 250 milionë euro në vit. Në këtë shumë përfshihen edhe të ardhurat dhe oafesat e pensionit, ndihmat sociale dhe investimet, ka deklaruar Bogdanoviçi për „B-92“.
Deputetja serbe në Parlamentin kosovar, Rada Trajkoviç, ka deklaruar shkurtimisht se rreth 40.000 serbë nga Kosova janë të varur nga rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale nga Beogradi. Nga 2,1 banorë të Kosovës, 90 për qind e tyre janë shqiptarë, ndërsa gjashtë për qëind janë serbë, përfundon „Nachrichten“.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











