Kosova
Kosova, jashtë granteve të Bashkimit Evropian
Kosova është në mesin e vendeve që kanë mbetur jashtë granteve të Bashkimit Evropian nga projekti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Këto investime i kanë fituar Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht Federata boshnjako-kroate, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo kornizë e investimeve është iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve me qëllim zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka vlerë 2.1 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Kosova u përjashtua pasi Bashkimi Evropian në qershor ndërmori masa ndëshkuese ndaj Kosovë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të Brukselit për shtensionim të situatës në veri.
Kosova nuk ka përfituar nga grantet e bllokut evropian, pasi BE-ja në fund të qershorit vendosi masa ndëshkuese ndaj Prishtinës, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të Brukselit për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në mesin e masave ndëshkuese është edhe pezullimi i të gjitha programeve financiare të BE-së.
Kosova ka përfituar nga ky mekanizëm për 30 projekte në Kosovë në vlerë prej 1.8 miliardë që përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.
Ndërkohë që me mbështetjen financiare, nga e cila u refuzua Kosova, ishin paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












