Lajme
Kosova ka kritere më të rënda për liberalizim vizash, thotë Çitaku
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe BE-së për liberalizmin e vizave pritet të fillojë brenda disa ditësh.
19 janari është caktuar datë e fillimit të dialogut. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë për Radio Kosovën se puna e heqjes së regjimit të vizave varet nga përmbushja e kritereve.
Sipas saj, në këtë proces Kosova ka hyrë shumëfish më e përgatitur se vendet tjera të rajonit.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kriteret që i janë imponuar Kosovës janë më të rënda sesa ato të vendeve të rajonit. Por rregullat e lojës nuk i përcaktojmë ne, ato i përcakton Komisioni Evropian dhe unë jam e bindur se ne nëse mbajmë këtë tempo në një afat rekord do të bëjmë përmbushjen e kritereve”, ka deklaruar Çitaku.
Kosova është vendi i vetëm, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen.
Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së, Sesilia Malmstrom në një letër zyrtare dërguar kohë më parë Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur të vizitojë Kosovën më 19 dhe 20 janar, për të filluar dialogun për heqjen e vizave.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025













