Lajme
Kosova kërkon asistencë më të madhe të Gjermanisë në bujqësi
Në organizim të Ministrisë së Bujqësisë së Gjermanisë, Java e Gjelbër në Berlin sivjet ka grumbulluar ministrat e bujqësisë së 64 shteteve, të cilët kanë shkëmbyer njohuri dhe përvojë për sigurinë ushqimore globale dhe për zbutjen e varfërisë, duke u përqendruar në bujqësi me burime të kufizuara dhe rritje të qëndrueshme.
“E veçanta e këtij takimi ishte se në deklaratën përfundimtare Kosova për herë të parë prezantohej si shtet. Në mesin e këtyre vendeve kishte edhe shtete që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, mirëpo reagime ka pasur vetëm nga Serbia dhe Rusia, të cilat, pas përkrahjes që mori Kosova nga shteti nikoqir, në shenjë proteste nuk morën pjesë në samitin e ministrave”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas kumtesës, gjatë këtij samiti, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci është takuar me homologë të vendeve të ndryshme dhe po ashtu ka pasur një takim të shkurtër me homologen e tij gjermane, Ilse Aigner, të cilën e ka ftuar që gjatë muajve të ardhshëm ta vizitojë Kosovën.
Një ditë më parë, në takimin bilateral që ka pasur me sekretarin federal të Ministrisë së Bujqësisë së Gjermanisë, Robert Kloos, Stavileci ka diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, nga i cili Kosova do të mund të përfitonte praktika të mira dhe asistencë për përmbushjen e standardeve në sektorin e bujqësisë dhe për përafrimin e saj me vendet e BE-së.
Në Javën e Gjelbër Ndërkombëtare në Berlin, e cila do të zgjasë deri më 29 janar, produktet e tyre ushqimore dhe bujqësore i kanë ekspozuar rreth 1 600 prodhues nga 59 vende të botës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla










