Lajme
Kosova lufton për të mbrojtur titullin e vetëm të Kampionit të Botës
Kosovarja Majlinda Kelmendi, kampione e botës dhe e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë
Kelmendi do të luftojë të martën në Rusi për të mbrojtur titullin e vetëm të kampionit të botës të mbajtur nga një kosovare.
Majlinda Kelmendi do të përfaqësojë Kosovën në garën e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ku Kosova është anëtare me të drejta të plota dhe merr pjesë me flamurin dhe himnin e Kosovës. Nëse Kelmendi arrin të mbrojë titullin e fituar në vitin 2013 në Brazil, flamuri i Kosovës dhe himni i shtetit më të ri në Evropë do të dëgjohen në Federatën Ruse, e cila është një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.
Kelmendi si kundërshtare mund ta ketë edhe rusen Natalyia Kuzhnikova, me të cilën është ndeshur tri herë dhe ka pasur dy humbje (2010) dhe një fitore në takimin e fundit në vitin 2013.
Për ndryshe, Kelmendi është shpallur si xhudistja më e mirë në Evropë në të gjitha kategoritë dhe në ranglistën botërore është e ranguar e para me më së shumti pikë.
Me Kelmendin do të udhëtojë edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, e cila u kthehet garave pas një lëndimi në gju që e ka mbajtur atë jashtë lojërave për gati një vit. Gara e cila do të mbahet në Rusi ilustrohet me fotografinë e Kelmendit dhe të superyllit të xhudos botërore, francezit Teddy Riner
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore













