Lajme
Kosova me ambasadë në Panama
Ministri Hoxhaj tha se hapja e ambasadës në Panama City, është shprehje e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit bilaterale me Panamanë
Në kuadër të shtrirjes së diplomacisë gjithandej botës, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hapë një Ambasadë në shtetin e Panamasë, duke shënuar kështu kancelarinë e parë diplomatike në Amerikën Latine. Themelimin e kësaj ambasade e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit këtë vendim e ka marrë gjatë qëndrimit në Nju Jork, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Fernando Núñez Fábrega.
Në këtë kontekst, Hoxhaj tha se hapja e ambasadës në Panama City, është shprehje e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, si dhe me shtetet e tjera në Amerikën Qendrore dhe Jugore.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Panamasë në përmbylljen e procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
Ministri panamez i Punëve të Jashtme, Fernando Núñez Fábrega, falënderoi ministrin Hoxhaj për vizitën e zhvilluar në Panama para tre javësh, ku u vendosën edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve. Fábrega po ashtu vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Panamasë.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













