Kosova më e korruptuar se vitin e kaluar
Kosova renditet e 112-ta në mesin e 183 shteteve të botës nga Transparency International, së bashku me Egjiptin, Moldavinë, Senegalin, Vietnamin dhe Algjerinë.
Kjo organizatë ka publikuar raportin vjetor për shkallën e korrupsionit në nivel global.
Me një vlerësim prej 2.9 pikësh, Kosova renditet më poshtë në listën e kësaj organizate, në krahasim me vendet e rajonit. Shqipëria ka hyrë në vendin e 95-të, Kroacia e Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të, Maqedonia renditet e 69-ta, Serbia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të.
Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur më poshtë në krahasim me vendet e rajonit, duke u klasifikuar në vendin e 110-të.
Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë pësuar ndryshime në renditje, Mali i Zi ka shënuar përparim, kurse Serbia dhe Maqedonia kanë shënuar kthim prapa.
Në nivel global, Zelanda e Re ka zënë vendin e parë në raportin e Transparency International, kurse në katër vendet e fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua Një bashkatdhetar, i cili ishte arrestuar sot nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, është... -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër












