Kosova
Kosova, me trend të rritjes së eksportit të mallrave drejt Zvicrës
Duke filluar nga viti 2014 rritja e eksportit mori hov dhe nuk u ndal më, duke e tejkaluar çdo vit vlerën e një viti më parë
Shkëmbimet e mallrave mes Kosovës dhe Zvicrës kanë ndjekur ndër vite trendin e rritjes. Vetëm gjatë muajit tetor 2022, Kosova ka eksportuar drejt Zvicrës 7 milionë e 326 mijë euro. Vlerë kjo që përbën 8.5 % të eksporteve totale që realizoi Kosova gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të fundit për Tregtinë e Jashtme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas të njëjtit raport, shtatorin e vitit të kaluar Kosova kishte eksportuar drejt Zvicrës 4 milionë e 761 mijë euro. Prandaj, duke e krahasuar me këtë vit, ka rreth 2 milionë euro më shumë eksport drejt këtij shteti, shkruan Albinfo.ch.
Ndërsa nga Zvicra vendi ynë ka importuar vetëm 3 milionë e 308 mijë euro gjatë shtatorit 2022, duke arritur kështu të ketë një bilanc pozitiv tregtar me shtetin zviceran.
Tregtia e jashtme mes Kosovës dhe Zvicrës ndër vite
Në vitin 2010 Kosova kishte eksportuar drejt Zvicrës rreth 17 milionë e 786 mijë euro, derisa kjo vlerë kishte rënë ndjeshëm në vitin 2013, kur eksportet e Kosovës drejt shtetit zviceran kishin rënë në vetëm në 7 milionë e 155 mijë euro.
Por, vetëm një vit më pas rritja e eksportit mori hov dhe nuk u ndal më, duke e tejkaluar çdo vit vlerën e një viti më parë.
Viti 2019 u përmbyll me 28 milionë e 459 mijë euro vlerë të eksporteve të Kosovës drejt Zvicrës, për t’u rritur me mbi 10 milionë një vit më pas, vitin e pandemisë “Covid-19”, kur këto shifra të eksportit arritën në 38 milionë e 852 mijë euro.
Rekordin e importit nga Zvicra e mban viti 2018, atëherë kur vlera e mallrave të importuar kishte arritur në 34 milionë e 206 mijë euro. Derisa kjo vlerë ra për rreth 2 milionë euro një vit më pas, e në vitin 2020 pësoi rënie edhe për rreth 9 milionë euro.
Vitin e fundit, pra vitin 2021, Zvicra rriti eksportet e saj drejt Kosovës duke e mbyllur vitin me 31 milionë e 354 mijë euro eksport, shkruan Albinfo.ch, sipas të dhënave zyrtare të ASK-së. Albinfo.ch.

Përveç rritjes së eksporteve, trendin e rritjes e ndoqën edhe importet e Kosovës nga Zvicra, por me një ritëm më të ngadaltë.
Në vitin 2010 Kosova kishte importuar mallra nga Zvicra në vlerë prej 20 milionë e 981 mijë euro, me një rritje të konsiderueshme në vitin 2014 për gati 10 milionë euro, duke arritur në 30 milionë e 185 mijë euro.
Rekordin e importit nga Zvicra e mban viti 2018, atëherë kur vlera e mallrave të importuara kishte arritur në 34 milionë e 206 mijë euro. Derisa kjo vlerë ra për rreth 2 milionë euro një vit më pas, e në vitin 2020 pësoi rënie edhe për rreth 9 milionë euro.
Në vitin e fundit, pra në vitin 2021, Zvicra rriti eksportet e saj drejt Kosovës, duke e mbyllur vitin me 31 milionë e 354 mijë euro eksport, shkruan Albinfo.ch.
Ndryshe, sipas raportit vjetor të ASK-së, tregtia e mallrave në vitin 2021 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 3,9 miliardë euro. Derisa totali i eksporteve gjatë vitit 2021, ishte 755,7 milionë euro, ndërsa importi 4,6 miliardë euro, gjë që tregon se eksporti i Kosovës mbulon importin për vetëm 16.1%.
Agnesa Qorri (Grafikat janë me burim nga kalkulatori i ASK-së)
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?















