Lajme
Kosova në heshtjen e balotazhit
Në balotazh, PDK garon në 12 komuna, LDK në 15, AAK në 6 komuna, AKR në dy, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Iniciativa Qytetare e Malishevës garojnë vetëm në një komunë
Pas pesë ditë të fushatës së balotazhit, të shtunën nga mesnata në Kosovë ka rënë heshtja parazgjedhore. Të dielën, në 25 komuna do të mbahen zgjedhjet e rundit të dytë, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve vendore, por edhe diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Prishtinë, bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike.
Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare kanë thënë se do t’i ndjekin me vëmendje zgjedhjet e balotazhit, ndërsa këtë proces e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për perspektivën e Kosovës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 3 nëntor, vetëm në dhjetë komuna u përcaktua fituesi, ndërsa në komunat tjera procesi mbeti i hapur. Më 1 dhjetor nuk do të ketë zgjedhje në: Deçan, Skenderaj, Gllogoc, Podujevë, Shtimje, Kaçanik, Han i Elezit, Fushë-Kosovë, Istog dhe Mamushë.
Ndërsa balotazhi do të mbahet në Gjilan, Prizren, Dragash, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë e Veriut, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Graçanicë, Partesh, Ranillug, Kllokot si dhe në Zveçan ku do të përsëriten votimet në tri qendra.
Gara e balotazhit do të jetë shumë interesant kryesisht në Gjakovë, Pejë, Gjilan e Prishtinë, ku rivaliteti është shumë i theksuar.
Madje gjatë balotazhit gjuha është ashpërsuar sa kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin edhe për vrasje ordinere dhe bashkëpunim me ish-regjimin.Në balotazh janë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
PDK garon në 12 komuna, LDK në 15, AAK në 6 komuna, AKR në dy, ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje dhe Iniciativa Qytetare e Malishevës garojnë vetëm në një komunë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












