Lajme
Kosova në listën britanike të vendeve të pasigurta
Pasi tragjedisë nga rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt, Qeveria e Britanisë ka bërë një listë të shteteve të sigurta dhe më pak të sigurta. Në të fundit është edhe Kosova
Zyra për Punë të Jashtme e Qeverisë britanike, ka hartuar një listë të vendeve të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar gjatë periudhës së ardhshme. Kjo listë, në të cilën gjendet edhe Kosova, është bërë pas tragjedisë nga rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerë sa ishin në bord.
Pas kësaj tragjedie, agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme, kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë duke u nisur për nga siguria.
Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë, thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.
Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Qadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.
Kurse, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Taxhikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Sahara Perëndimore, cilësohen si vende në të cilat qeveria britanike s’ua rekomandon udhëtimet shtetasve të saj.
Si pjesë të rrezikshme për të udhëtuar, zyra e Punëve te Jashtme Britanike e ka futur edhe një pjesë të madhe të Rusisë, sidomos lokacionin në kufi me Ukrainën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve












