Lajme
Kosova nuk ka para në treg
Fenomeni i “trambës” i cili ka qenë i pranishëm në tregjet e veturave, së fundi ka filluar të zbatohet edhe në tregjet e mallrave me shumicë
Paratë e gatshme ka disa muaj që kanë “humbur” në tregjet e Kosovës, prandaj ka filluar të aplikohet ndërrimi i mallit me mall. Fenomeni i “trambës” i cili ka qenë i pranishëm në tregjet e veturave, së fundi ka filluar të zbatohet edhe në tregjet e mallrave me shumicë.
Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve, konsiderojnë ekspertët e ekonomisë.
Arsye e mungesës së parave të gatshme në treg, sipas ekspertëve është për shkak të nivelit të lartë të eksportit, deficitit tregtar, mbajtjes jashtë tregut kosovar, mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale dhe bllokimit të fondit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Mehdi Bektashi është profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës. Ai vlerëson se mungesa e parave të gatshme në tregun financiar të Kosovës, po zvogëlon kërkesat agregate, qytetarët tashmë kanë më pak para për të blerë mallra dhe shërbime.
“Kjo vjen deri te zvogëlimi i shitjeve dhe aktiviteteve ekonomike. Problemi është se për shkak të mungesës së parave të gatshme, shumë kompani po fillojnë këmbimin, si kundër vlerë në vend të mjeteve marrin objekte, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Kjo drejtpërdrejt ndikon në tërheqjen e parasë së gatshme nga qarkullimi”, thotë Bektashi raporton REL.
Mungesa e parave të gatshme ka bërë që ekonomia kosovare të jetë e stërngarkuar me borxhe në mes bizneseve, dhe kjo dukuri do ndikojë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, thotë Muhamet Sadiku, profesor në Kolegjin “Riinvest”.
Problemi i likuiditetit, që ka përfshirë kompanitë vendore, thotë Sadiku, i ka detyruar këto të fundit që gjejnë forma tjera të financimit, duke hyrë në borxhe, kredi ose në mbitërheqje (overdrafte) në bankat komerciale, si formë më shpejtë e sigurimit të parave të gatshme.
“Mungesa e kesh-it i shtynë kompanitë që problemet t’i zgjedhin ose më këmbim, respektivisht me kompensim, me hyrje në borxhe të reja, sidomos në hyrje më kredi të reja”, thotë Sadiku.
Basret Selimi, është një nga aksionarët e kompanisë “Enggroup” në Prishtinë. Kjo ndërmarrje bën projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndryshme. Ai tregon se kompanitë, firmat kontraktuese për ndërtim apo shërbime, i kompensojnë me objekte apo mallra të ndryshme.
Por, edhe në rast të realizimit të ndonjë projekti për kompani tjetër ndërtuese nuk kompensohet më para të gatshme, por më ndonjë banesë, në ndërtesën për të cilën është realizuar projekti.
“Kur përfundojmë ndonjë shërbim në kompani tjetër, në shumicën e rasteve marrim banesa, lokale, varet nga vlera e mallit. Kjo paraqet problem për biznese, sepse qarkullimi më i madh i parave në treg do të ndikonte në rritjen e kualitetit të punës dhe punëtorët paguheshin me rregull”, thotë Selimi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













