Kosova
Kosova paralajmëron dozën e tretë të vaksinës anti-Covid
Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka bërë që autoritetet në Kosovë të mendojnë aplikimim e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ai ka thënë se kjo do të ndodhë në rast se paraqitet nevoja.
“Kemi parë se në disa vende, përkundër vaksinimt masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku 7-8 muaj, kështu që tashmë si qeveri jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi me kohë të gatshme nëse paraqitet nevoja”, theksoi Vitia, transmeton Albinfo.ch.
Situata me pandeminë në Kosovē është përkeqësuar javëve të fundit, ku çdo ditë raportohet për dhjetëra viktima e mijëra të infektuar. Siptalet janë stërmbushur me pacientë që po trajtohen nga ky virus, ndërsa janë mbi 25 mijë raste aktive në vend.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











