Lajme
Kosova përkujton ish-presidentin Rugova
Veprën e Rugovës sot në 70 vjetorin e lindjes, e përkujtuan bashkëpunëtorët, por edhe rivalët e dikurshëm politikë, duke e konsideruar atë si ideator i pavarësisë së Kosovës
Në 70 vjetorin e lindjes, të martën në Kosovë u përkujtua ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili vdiq tetë vjet më parë në moshën 62-vjeçare. Veprën e Rugovës sot e përkujtuan bashkëpunëtorët, por edhe rivalët e dikurshëm politikë, duke e konsideruar atë si ideator të pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se Rugova ishte dhe mbetet një mit i dobishëm për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. “Ai ishte i pari që e bëri botën të njohë Kosovën, të kuptojë gjenocidin mbi popullin e Kosovës, të vlerësojë luftën e Kosovës, t’i krijohet respekt për popullin dhe kombin tonë”, tha Pacolli.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një mesazhi të postuar në Facebook, ka thënë se Rugova është udhëheqës i papërsëritshëm të cili edhe e kishte mik. “Populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët përjetë do ta kujtojnë Presidentin Rugova dhe veprën e tij”, thotë Haradinaj.
Ndërsa ish rivali i dikurshëm politik, Hashim Thaçi thotë se Kosova e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht kah komuniteti euro-atlantik, ka qenë synim i Presidentit të parë me të cilin thotë se ka bashkëpunuar ngushtë në momentet të rëndësishme historike.
“Familja e tij dhe populli i Kosovës sot janë krenarë për punën e tij e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në rrjetin social facebook.
Veprën e presidentit Rugova e nderoi edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Mark Krasniqi, ndërsa homazhe të varri i tij, bëri kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.
“Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira”, tha Mustafa, sipas të cilit, ish presidenti historik, i hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore.
Ish-presidenti i cili ishte një nga personalitetet më të shquara të Kosovës, lindi në vitin 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit kosovar.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











