Sport
Kosova përplaset me Shqipërinë “sherri” i Rashicës
Shumë futbollistë nga Kosova luajnë për Shqipërinë dhe janë shtyllë e Përfaqësueses kuqezi. Madje, numri i tyre është rritur shumë kohët e fundit, sa numri i titullarëve nga Kosova ka shkuar në tetë, shkruan albinfo. Së fundi debutoi Milot Rashica. Futbollisti nga Vushtrria ka qenë pjesë edhe e Kosovës.
Por, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë për “Klan Kosovën”, se do të ftojë Rashicën të luajë për Kosovën. “Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale po të mos mendonim për Milotin. Shteti i Kosovës ka investuar te ai lojtar dhe natyrisht që pas pranimit në FIFA unë do ta ftoj atë në Përfaqësuese”, ka deklaruar Bunjaki, përcjell albinfo.ch.
Rashica ishte pjesë e Shqipërisë U-21, derisa debutoi për ekipin e parë në ndeshjen miqësoren ndaj Luksemburgut. Ai shpreson që të ftohet në Kampionatin Evropian. Rashica po shkëlqen me Vitessen në Holandë dhe është njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










