Lajme
Kosova po ngec
Revista londineze The Economist, në numrin e fundit, në një shkrim të saj, vlerëson aktualiteti politik në Kosovë, duke u ndal te kompleksi ekonomik i Trepçës, i cili tani është shndërruar në një metaforë.
Pasi konstaton se Kosova ka pasur një dëm të madh për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe akuzave të Dick Martyt, The Economist vlerëson se Kosova ngadalë po mbetet prapa zhvillimit të vendeve fqinje.
Sipas revistës, me shpejtësi të ndryshme, shumica e vendeve të Ballkanit perëndimor po bëjnë përparim politik dhe ekonomik. Por, Kosova ka mbetur keq prapa. “Kosovarët tani janë të vetmit në rajon që ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 25 vendet e zonës së Shengenit të Evropës. Ata janë edhe më të varfrit. Si gjithmonë, njerëzit e thjeshtë vuajnë më shumë”, shkruan The Economist.
Ndërsa lidhur për kompleksin ekonomik Trepça, The Economist potencon se gjendja aktuale e këtij gjiganti të dikurshëm ekonomik, është një pasqyrë tragjike.
“Më shumë se një minierë, Trepça tani është një metaforë. Në vitin 1970 kompleksi i minierave të Trepçës kishte të punësuar 23.000 vetë. Dikur Trepça përbënte rreth 70 për qind të mineralit që nxirrej nga toka në gjithë ish-Jugosllavinë. Sot, ndërkaq kjo minierë është një gjigant i rraskapitur, në prag të kolapsit total”.
Sipas revistës, për kosovarët, Trepça përfaqëson shumë më tepër se një minierë, ajo është si një metaforë për fatin e Kosovës. Një burim i pasurisë, por edhe i ndotjes së mjedisit në vitet socialiste të Titos.
“Në vitet e regjimit të Milosevicit ajo ishte një arenë e protestave kundër tij. Trepça, sot, është gjithashtu një nga shembujt më të mirë të kompleksitetit që rrethon ndarjen e Mitrovicës, ku shqiptarët në jug dhe serbët në veri punojnë në një sipërmarrje që sot ka vetëm hijen nga ajo që ishte dikur”, shkruan kjo revisatë prestigjioze londineze.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot









