Lajme
Kosova pret vetëm edhe një dokument për liberalizim të vizave
Ai dokument do të specifikojë se çfarë më tutje duhet të plotësohet, që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë pa viza
Kosova është në fazën përfundimtare për të hyrë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj që udhëtojnë në BE.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në takimin e nëntë të Grupit punues për liberalizimin e vizave me BE-në, sot bëri të ditur se tashmë pritet vetëm edhe një dokument zyrtar që do të specifikojë në mënyrë të detajuar se çfarë më tutje duhet të plotësohet në këtë drejtim, që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë pa viza.
Rexhepi ka thënë në këtë takim se dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë ka qenë një komision vlerësues i BE-së që i kanë dhënë opinionet e veta dhe se me këtë rast është thënë se ka pasur përparim në këtë drejtim.
“Tashmë presim një dokument zyrtar që do të specifikojë në mënyrë të detajuar se çka më tutje duhet të plotësohet në këtë drejtim, që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë pa viza .Jemi shumë real në pritjet tona.
Dëshirojmë që të na jepet shansi që edhe ne sikur shtetet tjera të marrim dokumentin, të jemi partnerë zyrtarë në këtë drejtim dhe ne do t’i përmbushim kushtet që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave.
Me të drejtë presim që edhe ne t’i gëzojmë benefitet si të gjitha shtetet tjera në rajon”, ka thënë ministri Rexhepi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm














