Lajme
Kosova prinë në falsifikimin e identitetit
Të huajt nga disa shtete të Ballkanit, të cilët dëbohen nga Zvicra, në çdo mënyrë mundohen të hyjnë përsëri në Zvicër, duke e injoruar ndalesën për hyrje.
Në vendlindjet e tyre ata krijojnë një identitet të ri – në mënyrë shumë legale, shkruan gazeta zvicerane “Der Sonntag”. Me këtë rast, Policia kantonale e Cyrihut ka lëshuar një alarm. Nga mesi i muajit mars të këtij viti, ajo në një letër kishte paralajmëruar për kriminelët nga Ballkani, të cilët me identitet të rremë hyjnë në Zvicër, citon gazeta “Der Sonntag”. “Për shmangien e një ndalese të hyrjes në Zvicër, shumë persona nga shtetet e Ballkanit, krijojnë një identitet të ri”, nënvizohet në shkresën e Policisë kantonale të Cyrihut.
Në vendet e Ballkanit, qytetarët mund të ndryshojnë emrat e tyre në mënyrë legale, pa paraqitur arsyet për ndryshimin e identitetit në pasaportat vendore. Nga këto shtete, shtatë nga to i ofrojnë këto shërbime: Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hervegovina, Mali i Zi dhe Kroacia.
Tani, Policia kantonale dëshiron që identitetin e këtyre personave ta sqarojë me shenjën e gishtërinjve. Departamenti shtetëror zviceran për migrim (BFM) ka vërtetuar ndryshimin e emrave: “Ne kemi njohuri për disa raste individuale”, ka deklaruar zëdhënësi i BFM-së, Michael Glauser. Departamenti për Punë të Jashtme (EDA) shpjegon, se “disa ambasada zvicerane nëpër këto shtete të Ballkanit kanë disa përvoja individuale me ndryshimin e emrave për të mënjanuar ndalesën e hyrjes në Zvicër”, ka deklaruar zëdhënësi i EDA-s, Adrian Sollberger. Para së gjithash, problemet i përgatit Kosova: “Ambasada në Prishtinë, në vendet përgjegjëse në Zvicër, ka paraqitur disa raste problematike me ndryshimin e emrave”, vazhdon Sollberger.
Në qarqet policore zvicerane, tashmë është shprehur një pafuqi për të parandaluar këtë fenomen. “Po të dëbohet ndonjë i huaj, ai për një kohë të shkurtër përsëri është këtu, me një emër të ri”, deklaron Heinz Buttauer, kryetar i Shoqatës së nëpunësve policorë zviceranë. “Para pak kohësh, në Zvicër u arrestua një person nga rajoni i Ballkanit, i cili në polici ishte i regjistruar me 16 emra të ndryshëm”, ka përfunduar ai.
Drejtorja e Policisë dhe Drejtësisë për St. Gallen-in, Karin Keller-Sutter ka kërkuar një intervenim të Zvicrës në shtetet e Ballkanit, për të parandaluar këtë praktikë: “Kjo do të duhet të zbatohet përmes Konfederatës dhe do të ishte një hap për përshëndetje”, ka deklaruar Karin Keller-Sutter .
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










