Lajme
Kosova, së shpejti pa tutorë ndërkombëtarë!
"Veriu do të mbetet në Kosovë. Ne po punojmë me Qeverinë që të arrijmë deri tek qytetarët e veriut, të punojmë me ta", ka thënë Feith
Në një ligjëratë të mbajtur për nxënësit e gjimnazit „Sami Frashëri” të Prishtinës, shefi i ICO-së, Pieter Feith tha se ndërkombëtarët nuk duhet të qëndrojnë në Kosovë më gjatë se që është e nevojshme. Me këtë rast ai ka vlerësuar se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës shumë shpejt do t’i vijë fundi, transmeton koha.net.
Se mbikëqyrja ndërkombëtare së shpejti do të jetë e panevojshme ka deklaruar një ditë më parë edhe kryeministrit i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij „situata politike në Kosovë dhe funksionimi i shtetit po shkon në drejtimin, që e bën të panevosjhme mbikëqyrjen ndërkombëtare.
Feith ka folur edhe për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese. Ai ka thënë se nuk do të ndërhyjë në ndryshimet kushtetuese, sepse sipas tij ato i përkasin partive politike dhe Kuvendit të Kosovës. Megjithatë ai potencoi rëndësinë që gjatë amendamentimit të forcohet pozita e femrës dhe të mos ndikohen të drejtat e komuniteteve.
Shefi i ICO-së me këtë rast ka folur edhe për veriun e Kosovës. “Veriu do të mbetet në Kosovë. Ne po punojmë me Qeverinë që të arrijmë deri tek qytetarët e veriut, të punojmë me ta dhe jam i bindur se do të arrijmë progres, qoftë përmes dialogut, qoftë përmes mjeteve tjera”.
Gjatë ligjëratës, Feith-in e ka shoqëruar ministri i arsimit, Ramë Buja.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












