Lajme
Kosova shënoi Ditën e Kushtetutës
Edhe ky përvjetor e gjen Kosovën me kushtetutë të pazbatuar në gjithë vendin, pasi që katër komunat e veriut e sfidojnë në vijimësi atë
Institucionet e Kosovës kanë kremtuar sot 7-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të Shtetit. Edhe ky përvjetor e gjen Kosovën me kushtetutë të pazbatuar në gjithë vendin, pasi që katër komunat e veriut (Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut) funksionojnë me struktura paralele.
Megjithatë kjo ditë për Kosovën konsiderohet e veçantë, u tha në një ceremoni solemne organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga tha se dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, ditë në të cilën 7 vjet më parë u realizua ëndrra për Kosovën shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.
“Ne duhet të jemi krenarë që kemi një Kushtetutë e cila shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, si garant i zhvillimit demokratik dhe që promovon barazinë e të gjithë qytetarëve. Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i përhershëm i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe realizimi i këtij nocioni e vetmja garanci që do ta bëjë Kosovën koncept të qëndrueshëm”, tha Jahjaga.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se liria, pavarësia dhe demokracia ishin fjalët që më së shpeshti u përsëriten në vitet e fundshekullit të kaluar që e lamë pas.
“Kushtetuta, e shpallur shtatë vite më parë si akti më i lartë juridik që kurorëzoi pavarësinë tonë. Por, edhe si akt politik, i cili flet për përgjegjësinë tonë për ta ndërtuar një vend të lirë, demokratik, të zhvilluar dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Është po ashtu përkushtimi ynë për politika të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me të gjithë ata që e ndihmuan lirinë dhe pavarësinë tonë”, tha ai.
Ndryshe, Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Mirëpo që nga ajo kohë, Kushtetuta e Kosovës nuk u zbatua kurrë në gjithë vendin, pasi që serbët e veriut e sfiduan atë, duke funksionuar me kushtetutën e Republikës së Serbisë.
Kryeministri Isa Mustafa megjithatë tha se Kushttuta do të shtrihet në gjithë vendin. “Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por po ashtu, do të shfrytëzojmë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve tanë jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud














