Lajme
Kosova shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave
Qeveria e Kosovës në detyrë në takimin online të mbajtur të enjten ka miratuar masën e “Vlerësimit të Rrezikut Kombëtar të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë”.
“Vendimi obligon Ministrinë e Financave që të publikojë dhe shpërndajë vlerësimin e rrezikut kombëtar të pastrimit dhe financimit të terrorizmit në Kosovë. Në rast mospublikimi, Ministria e Financave obligohet të publikojë përmbledhje të vlerësimit dhe listën e masave të nevojshme që duhet të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria gjithashtu ka shqyrtuar Planin e veprimit të rekomanduar për përmirësimin e sistemit të luftimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
“Me këtë vendim, njësia për Inteligjencë Financiare është caktuar të bëjë monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Raportit të vlerësimit për të mundësuar rishikimin e efektivitetit të sistemit kombëtar për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftim.
Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlerësoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace – IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit, të publikuar më 2 dhjetor.
Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.
Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










