Lajme
Kosova vendosi marrëdhënie diplomatike me Malajzinë
Republika e Kosovës dha pëlqimin që Ambasada e Malajzisë në Romë të mbulojë edhe Republikën e Kosovës
Dy vite pas njohjes së Kosovës nga malajzia, të mërkurën janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Malajzinë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shpreh respektin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe popullit e Malajzisë, duke iu referuar notës së fundit të 8 marsit të këtij viti dhe ka nderin t’i përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë pëlqimin e Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy vendeve.
“Me këtë vendosje të marrëdhënieve diplomatike, Republika e Kosovës dha pëlqimin që Ambasada e Malajzisë në Romë të mbulojë edhe Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ndryshe, Malajzia e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur në tetor të vitit 2008
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












