Sport
Kosovare Asllani boton libër autobiografik
Në këtë libër Asllani e cila njihet me nofkën “Kosse” flet se si filloi të luante futboll kur ishte fëmijë dhe për jetën që e ka kaluar si emigrante në shtetin suedez
Ylli i futbollit për femra, Kosovare Asllani ka botuar një libër autobiografik. Shqiptarja nga Suedia ka thënë se libri i saj u dedikohet moshave të reja të fëmijërisë.
Në këtë libër Asllani e cila njihet me nofkën “Kosse” flet se si filloi të luante futboll kur ishte fëmijë dhe për jetën që e ka kaluar si emigrante në shtetin suedez.
Libri mban titullin “Pasoje topin! Bërtiste Kosse”, ndërsa është shkruar nga Anja Gatu dhe Maria Kallstrom.
“Ky libër nuk flet vetëm për fillimet e mia me futbollin por edhe për fëmijërinë time si emigrante në Suedi” ka thënë shqiptarja me prejardhje nga Mitrovica për mediet suedeze, transmeton “albinfo.ch”.
Kosovare Asllani është njëra nga futbollistet më të mira në botë. Ajo luan për ekipin francez “PSG” dhe për kombëtaren suedeze. “Është vështirë të gjesh sot libra për fëmijë që flasin për femrat që janë të suksesshme në futboll. Prandaj unë dua të sjell një libër ndryshe”, është shprehur ajo.
Libri ka dalë në treg në prag të fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit për femra. Në këtë kompetecion që fillon nga data 7 qershor në Kanada do të marrë pjesë edhe Kosovarja bashkë me ekipin suedez.
Kosovare Asllani së bashku me futbollisten tjetër shqiptare, Fatmire Bajramaj – Alushi pak ditë më parë arritën që më PSG të shkojnë deri në finale të Ligës së Kampionëve për femra, por nuk ia dolën të triumfojnë kundër ekipit gjerman Frankfurt.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih














