Lajme
Kosovarët, më lirë me aeroplan se me veturë
Për kalim në Kroaci, kompanitë kosovare të sigurimeve aplikojnë tarifa njëmujore në vlerë 250 euro
Mospërfshirja e Kosovës në Kartonin e Gjelbër të Evropës po i kushton kosovarëve me pagesa ekstrem të shtrenjta për kalim nëpër shtetet e rajonit. Paradoksi më i madh është nëpër shtetet e ish-Jugosllavisë, nëpër të cilat policat kufitare të sigurimit kushtojnë shtrenjtë se udhëtimi me aeroplanë.
Për kalim në Kroaci, kompanitë kosovare të sigurimeve aplikojnë tarifa njëmujore në vlerë 250 euro. Pagesa e policës njëmujore të sigurimit, plus shpenzimet për derivate dhe për pagesën e autostradave, e bëjnë udhëtimin me automjete për kosovarët në këtë shtet më të shtrenjtë me veturë sesa me aeroplan.
Për dallim nga Kroacia, polica njëmujore e sigurimit për të shkuar në një vend tjetër bregdetar, Greqi, është hiç më pak se 180 euro, apo 150 euro për në Bosnjë dhe Hercegovinë, etj. Ndërsa kalimi në Serbi është pagesa TPL-plus në vlerë 40 euro plus 5 euro dita e pagesës për targa RKS.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










