Lajme
Kosovarët ndezin qirinj, në shenjë solidarizimi me Japoninë
Drejtues të lartë kosovarë u kanë dërguar telegrame ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të Japonisë
Mbrëmë në qendër të Prishtinës janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi të kosovarëve me popullin dhe shtetin mik të Japonisë, që po përballet me fatkeqësinë natyrore.
Shoqata e Miqësisë Kosovë-Japoni ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të vështira për popullin japonez të manifestojnë dhembjen dhe solidarizimin dhe të jenë pranë tyre.
Shumë qytetarët dhe përfaqësues të Zyrës së Japonisë në Prishtinë, së bashku, ndezën qirinj pranë flamujve të shtetit japonez.
Ndryshe, Kosova i ka ofruar Japonisë ndihmën e një kontingjenti të FSK-së, të specializuar në menaxhimin e katastrofave natyrore.
Drejtues të lartë kosovarë u kanë dërguar telegrame ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të Japonisë.
Japonia ditëve të fundit po përballet me pasojat katastrofike të shkaktuara nga një tërmet prej 8.9 ballësh, ku, si pasojë e dridhjeve të tokës, u shkaktua edhe cunami i cili përpiu pjesë të mëdha të territorit japonez si dhe shkaktoi rreth dy mijë viktima.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












