Lajme
Kosovarët, në Panama, pa viza
Martinelli njoftoi që e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve miqësore për udhëtim pa viza dhe për mundësinë e punës për qytetarët e Kosovës
Presidenti i Panamasë, Martinelli po qëndron në Kosovë me ftesë të Presidentes Jahjaga dhe u prit me nderime të larta shtetërore.
Gjatë takimit të përzemërt dhe të ngrohtë, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Martinelli biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, të investimeve të huaja, për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për shtimin e njohjeve për Kosovën nga rajoni i Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Presidentja Jahjaga, duke i uruar mirëseardhje Presidentit Martinelli, tha se Kosova dhe Panamaja po ndërtojnë marrëdhënie shumë të mira ndërmjet vete dhe se zgjerimi i bashkëpunimit është i nevojshëm posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik. Ajo tha se ndihma e Panamasë në procesin e njohjeve të reja në rajonin e Amerikës Latine është shumë e nevojshme dhe do të ndihmojë konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të saj.
Presidenti i Panamasë, zotëri Ricardo Martinelli, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mikpritjen, theksoi se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën në proceset e saj demokratike dhe në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj. Presidenti Martinelli njoftoi që e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve miqësore për udhëtim pa viza dhe për mundësinë e punës për qytetarët e Kosovës. Ai tha se Panamaja është e interesuar që të lidhë marrëdhënie të fuqishme me Republikën e Kosovës, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.
Presidenti Martinelli po qëndron në Kosovë vetëm pak muaj pas vizitës zyrtare të Presidentes Jahjaga në Panama.
Të dy presidentët pas takimit bilateral dhanë deklaratë për media.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











