Lajme
Kosovarët pagat më të ulëta në rajon
Edhe pse çmimet e shumë artikujve në Kosovë janë më të shtrenjtë se në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe në Evropë, kosovarët paguhen më së paku në rajon. Artikujt vazhdojnë të shiten më shtrenjtë për faktin se në vend pothuajse asgjë nuk prodhohet, ku importi vjetor i vendit është rreth 2 miliardë euro, ndërsa eksporti nuk arrin as 200-milionëshin.
Paga mesatare mujore në Kosovë nuk e kalon shifrën 250 euro, përderisa një pagë e tillë në Serbi është rreth 350 euro, 340 euro në Maqedoni, rreth 300 euro në Shqipëri, 515 euro në Mal të Zi, mbi 700 euro në Kroaci, 1000 euro në Slloveni, shkruan gazeta Zëri.Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, tha se nga ngritja e çmimeve pa kontroll po dëmtohen punëtorët kosovarë, të cilët, kanë pagat më të ulëta në rajon.
“Jemi dëshmitarë se artikujt themelorë kanë pësuar ngritje enorme. Edhe nëse pagat ngrihen së shpejti, ashtu siç është premtuar, atëherë nuk mund të barazohet me shtrenjtimet që kanë ndodhur”, shprehet Arifi.Sipas tij, një shtrenjtim i tillë përpos që i rrezikon punëtorët me pagat e ulëta, ku paga mesatare në vend sillet rreth 250 euro, i rrezikon edhe të papunët ku shkalla e papunësisë tyre sillet rreth 50 për qind.
Përndryshe, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i ngrejë pagat për shërbyesit civilë deri në 50 për qind këtë vit. Pavarësisht se kishte premtuar se pagat me ngritje do të ndahen më 1 shkurt 2011, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të presionit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.Sipas këtyre të fundit, ngritja e pagave ashtu siç është premtuar nga Qeveria kap shumën 120 milionë euro dhe është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











