Lajme
Kosovarët pesimistë për liberalizim të vizave
Kosovarët kanë vlerësuar përmes një ankete të agjencisë Kosovapress, se vendi i tyre do ta fitojë liberalizimin e vizave në vitin 2013
Premtimet e drejtuesve të institucioneve qeveritare se brenda 15 muajve, mandej në vjeshtë e pranverë, si duket nuk kanë ndikuar që qytetarët e Kosovës të jenë optimistë që së shpejti do të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.Shumica e qytetarëve kanë vlerësuar përmes një ankete të agjencisë së Lajmeve Kosovapress, se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave në vitin 2013. Në pyetjen e anketës “Kur mendoni se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave?”, shumica e të anketuarve konsiderojnë se kjo do të ndodh pas gati dy vitesh rrugëtimi të Kosovës nëpër proceset integruese.Nga 1180 pjesëmarrës në anketë, 393 votues apo 34 për qind e qytetarëve kanë shprehur besimin e tyre se kjo do të ndodh në vitin 2013, ndërsa 322 ose 28 për qind në vitin 2012, kurse 281 votues apo 25 për qind prej tyre nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim në lidhje me këtë proces. Nga të anketuarit vetëm 148 qytetarë apo 13 për qind besojnë se liberalizimin e vizave Kosova do ta fitojë gjatë këtij viti.Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore, vitin e kaluar, pati thënë se liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës do të ndodh Brenda 15 muajve të ardhshëm. Ndërkohë qeveria e re sërish premton se së shpejti Kosova do ta marrë udhërrëfyesin dhe se nuk ka afat për liberalizim të vizave.Ndërkohë, problem i madh mbetet mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete të BE-së dhe disa shtete që nuk përkrahin liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovë.Ndërsa, mbetet për të punuar në nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për riatdhesim, pasaporta biometrike, kontrolli integral i kufirit, si dhe një varg kriteresh që i kërkon BE-ja
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën













