Lajme
Kosovarët të izoluar shënojnë Ditën e Evropës
Në Kosovë sot është ditë pushimi dhe nuk punohet
Dita e Evropës sot shënohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Kosovë, me aktivitete dhe manifestime, që kanë për qëllim që koncepti i Evropës tu afrohet qytetarëve dhe që popujve tu mundësoj që të njihen më mirë.
Në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite, Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka theksuar se Bashkimi Evropian duke u zhvilluar, u ka mundësuar njerëzve të vet që të kënaqen në një periudhë të paprovuar të paqes dhe të mirëqenies dhe BE nuk është trup statitk, por ai rritet dhe zgjerohet me anëtarë të rinjë.
Fule në deklaratën e tij thotë se përkundër të gjitha vështirësive, Evropa është edhe mëtutje burim i inspirimeve me vlerat e saj dhe me standardin jetësor.Në Kosovë sot është ditë pushimi dhe nuk punohet.
Të festosh ditën e organizatës që as nuk ta njeh statusin e shtetit tënd, padyshim është një karakteristikë që e dallon Kosovën nga të gjitha vendet e tjera, që Bashkimin Evropian e kanë një nga opsionet, shkruan Zëri.
Në fakt, BE-ja për Kosovën është alternativa e vetme, ndërsa nuk ka të regjistruar asnjë grup, i cili do hidhte në dyshim këtë gjë, pra mungon në tërësi grupi i skeptikëve ndaj BE-së. Madje njohës të rrethanave në Kosovë, e mendojnë se një gjë e tillë edhe po ta dëshironte dikush, është një luks i paarritshëm. Dashurinë që Kosova dhe kosovarët e kanë shprehur rregullisht për BE-në, rrallëherë e kanë marrë nga Brukseli, kjo pak a shumë e ndikuar dhe nga mosnjohja e Kosovës si shtet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së..
Madje ministrja për Integrime e Kosovës, Vlora Çitaku, marrëdhënien me BE-në thotë se disa e quajnë edhe “platonike”.
Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndërsa premtimet evropiane që po i bëhen tani Kosovës, janë përsëritje e asaj që i është ofruar edhe para disa vites, shkruan kjo gazetë.
Megjithëse, nga institucionet e vendit thuhet se është çështje kohe, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan ndaj të cilës BE nuk ka politika afirmative (udhërrëfyes) për lehtësimin e vizave dhe si pasojë është ndër vendet më të izoluara.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












