Lajme
Kosovari arratiset nga burgu i Lucernit derisa ishte në pushim
Ai u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit derisa ishte në pushim. Ishte dënuar për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun
Një person që po mbahej në burg të tipit të hapur u arratis nga burgu Wauwilermoos në Egolzwil LU. Kosovari ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur, transmeton albinfo.ch. Kjo është vënë re vetëm kur i burgosuri nuk u paraqit në burg në orarin e caktuar.
Ai ishte i dënuar për kundërvajtje dhe nuk paraqet asnjë rrezik për publikun. “I burgosuri nuk ka rënë në sy kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar” thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus.
Për këtë arsye opinioni nuk është informuar për arratisjen, ditën kur ka ndodhur. Graf, më tutje thotë: “Vetëm të burgosurit që nuk përbëjnë rrezik për publikun mbahen në sistemin e hapur të burgjeve”.
Është e paqartë se ku ndodhet tani kosovari i arratiur. Policia po heton. Ai mund të mos jetë më në Zvicër. Sipas Graf-it, është e rrallë që të burgosurit të përdorin pushimin e tyre të burgut për t’u arratisur, përcjell albinfo.ch. Kjo, sipas tij, ndodhë deri në tre herë në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Festivali humb para për shkak të birrës falas Organizatorët e Festivalit të Muzikës Gurten në Bernë thonë se tenderët bujarë të bareve po kërcënojnë...
-
Lozana dëshiron të prezantojë një rregullore ‘të habitshme’ të duhanit
-
‘Kapsula vetëvrasëse’ është vënë në pritje
-
Një shtytje që pasaportat zvicerane të bëhen ‘pa gjini’
-
Kungulli më i rëndë i Zvicrës peshon mbi 700 kilogramë