Shkurt.ch
Kosovari dhe serbi kontrabandojnë 31850 boksa cigaresh
Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë kanë marrë dënime 18 respektivisht 12 muaj burg dhe gjobë në të holla secili nga një milion euro. Këtë dënim e ka shqiptuar një gjykatë e Lincit, Austri për dy personat e gjetur fajtorë për tregtinë “në stil të lartë” me cigare. Ata kanë kontrabanduar nga Kosova në Austri dhe i kanë shitur plot 31.850 shtanga (boksa) cigaresh.
Autoritetet doganore në qarkun Gmunden i kanë kapur ata në vepër, me rastin e dorëzimit në destinim të 1150 boksave, me ç`rast kanë konfiskuar edhe 20.400 euro. Malli, me një autobus që kishte ardhur nga Kosova, i ishte sjellë shtetasit serb që jetonte në këtë regjion. Aktualisht po zhvillohen hetime edhe kundër 60 personave që dyshohet se kanë bërë pranimin e sasive të cigareve të kontranbanduara.
Kontrollimi i bërë në banesën e serbit ka treguar se gjatë tri viteve në Austri janë shitur 31.850 boksa cigaresh të kontrabanduara, ose gjithsej 6.37 milionë copë cigare. Kjo tregti ilegale e ka dëmtuar shtetin austriak për 1.28 milionë euro tatime të papaguara.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












