Shkurt.ch
Kosovari dhe zvicerani në rrezik jete pas zënkës në diskotekë
Në klubin e njohur “Jade” të Cyrihut po mbahej një ndejë e organizuar nga të rinj të komunitetit serb
Dy persona, një kosovar 26 dhe një zviceran 25 vjeçar kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen në rrezik për jetën pas zënkës që ka shpërthyer në natën në mes të dielës dhe të hënës në një diskotekë në Cyrih. Edhe një tjetër rezulton i lënduar rëndë por jashtë rrezikut jetësor. Ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar me këtë rast lëndime të shkallëve të ndryshme.
Se në klubin e njohur “Jade” në qytetin e Cyrihut kanë ndodhur rrahje masive, me ç`rast janë përdorur edhe armë të ftohta gjegjësisht ka pasur disa të therur me thikë, konfirmon policia e Cyrihut.
Edhe stafi i klubit “Jade” konfirmon për 20minuten incidentin e ndodhur. “Shefja jonë e ka ndërprerë ndejën në orën 3”. Por në vazhdim, para klubit kanë filluar incidentet e dhunshme. Ndërkohë, stafi i klubit nuk ka dijeni për therjet me thikë që kanë ndodhur jashtë tij.
Në klubin “Jade” po mbahej një ndejë e organizuar nga të rinj të komunitetit serb. Por, siç theksohet nga stafi, ndeja ishte bërë nga organizatorë që nuk i takonin klubit, gjegjësisht lokalet e tij ishin marrë me qira. Sidoqoftë, pas ngjarjes së mbrëmshme një organizim i tillë nuk do të lejohet të bëhet më në këtë klub.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










