Sport

Kosovari rrah tifozin turk të Italisë!

Një turk 19 vjeçar po e ngiste makinën dhe nga dritarja po e valëviste flamurin italian

Një incident i çuditshëm “futbollistik” ka ndodhur mbrëmë në autostradën në afërsi të Oftringenit, kantoni Solothurn.

Një turk 19 vjeçar po e ngiste makinën dhe nga dritarja po e valëviste flamurin italian. Pak më parë, në Euro 2012 Italia kishte mundur Kroacinë dhe ishte kualifikuar për në çerekfinale.

Por gëzimi iu shndërrua turkut në hidhërim. Një makinë tjetër, alfaromeo, në të cilën ishin disa meshkuj, e tejkalon dhe e detyron të ndalet. Pasi e nxjerrin vozitësin nga vetura ata e rrahin, duke ia thyer hundën dhe duke i shkaktuar një tronditje truri, njofton policia e Solothurnit, përmes një komunikate .

Vajza që ishte me turkun e njofton policinë e cila nuk vonon dhe e ndalon veturën që bartte personat që kishin rrahur 19 vjeçarin. Me këtë rast policët e kapin një kosovar 22 vjeçar në vendbanimin e tij në Zofingen, i cili po voziste makinën e inkriminuar. Kosovari ka kaluar natën në burg.

Tash policia do të vazhdojë hetimet dhe për të gjetur të vërtetën, do të marrë në pyetje edhe personin e sulmuar.