Uncategorized
Kosovari zgjidh prangat dhe arratiset nga zyra e prokurorit
Pasditen e të hënës është arratisur një i burgosur kosovar nga zyra e prokurorisë së shtetit në St. Gallen.
Siç shkruan Thurgauer Zeitung, kosovari 33 vjeçar ka ikur rreth orës 14 nga zyra ku merrej në pyetje. Ai, në mënyrë ende të paqarte ka arritur t`i zgjidhë prangat nga këmbët dhe ka ikur nga zyra ne drejtim të teatrit të qytetit. Patrulla e vënë menjëherë prapa tij nuk ka mundur ta kapë.
I arratisuri quhet Pajtim Haziraj dhe kundër tij po udhëhiqej një procedurë penale për vjedhje dhe grabitje, trasmeton albinfo.ch.
Policia e përshkruan atë si një person të fuqishëm me një figurë atleti, i gjatë 1.84m. Në momentin e ikjes ka pasur të veshur një bluzë me vija kaltër-bezhë dhe pantallona gjins. Po ashtu sipas policisë personi ne fjalë mund të jetë i rrezikshëm.
Të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion rreth tij mund të paraqiten në Policinë Kantonale të St. Gallenit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












