Lajme
Kosovarja obligohet për kurs integrimi
Migrantët në Gjermani, do të mund të obligohen në një kurs integrimi. Kjo do të vlejë edhe po që se një nënë dëshiron t’i edukojë fëmijët në dy gjuhë, ka vendosur Gjykata kushtetuese e Neustadt-it në Gjermani.
Gjykata ka arsyetuar këtë vendim dhe ka nënvizuar se për tu rritur fëmijët në Gjermani me një integrim të mirë, nëna do të duhet t’i përkushtojë rëndësi të veçantë integrimit të fëmijës së saj (referenca: 2 K 870/10.NW).
Rasti i trajtuar nga Gjykata kishte të bënte me një grua nga Kosova, pasi ajo kishte refuzuar pjesëmarrjen në kursin e integrimit, bën të ditur shoqata e avokatëve gjermanë. Kosovarja tashmë shumë vite jeton në Gjermani, e martuar me një shtetas gjerman, por ajo nuk e zotëron mjaftueshëm gjuhën gjermane.
Ajo ka dashur që fëmijët e saj të mitur t’i edukojë në dy gjuhë, duke i edukuar në gjuhën shqipe personalisht, ndërsa gjuhën gjermane është dashur të mësojnë nga babai. Gjykata e kishte refuzuar ankesën e kosovares, pasi ankimuesja është personi kryesor në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Për këtë, domethënie të veçantë ka tejkalimi i barrierave gjuhësore. E përditshmja gjermane „Augsburger Allgemeine Zeitung“ thekson se kosovares edhe më tej i mbetet e drejta që fëmijët e saj t’i edukojë në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













