Kosova
Kosovë: Mbi 4.5 milionë qytetarë kanë udhëtuar me aeroplan në vitin 2025
Numri i fluturimeve në vitin 2025 arriti në 14,516 apo 11.7% më shumë se në vitin 2024, ndërsa numri i udhëtarëve, mbi 4.5 milionë apo 12.7% plus
Viti 2025 ka shënuar një vit dinamik për transportin në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përveç sektorit ajror, edhe ai hekurudhor dhe rrugor tregojnë rritje të ndjeshme.
“Në vitin 2025 gjithsej numri i fluturimeve të realizuara ishte 14,516 ose 11,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024), ndërsa numri i udhëtarëve gjithsej ishte 4,595,524 ose 12,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar.”- thuhet në komunikatë, shkruan guxo.com.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]
Në transportin hekurudhor, 87 mijë pasagjerë kanë përdorur trenin si mjet transporti, që është 29% më shumë krahasuar me vitin 2024.
“Në vitin 2025, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 87 mijë, ose 29% më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024). Mallra të transportuara përmes hekurudhës nuk kishte në vitin 2025.”- thotë ASK.
Sa i përket transportit rrugor, janë regjistruar mbi 546 mijë mjete motorrike dhe jo motorike, apo mbi 5% më shumë.
“Në vitin 2025 në Kosovë janë të regjistruara 546,551 mjete motorike dhe jomotorike, ku në raport me vitin 2024 ka një rritje për 5,34%.”- bën të ditur ASK.
Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin “Statistikat e Transportit për vitin 2025”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1,000 veta në Bernë kërkojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë Demonstruesit kërkuan zbatim më të rreptë të sanksionev. Ata donin të dërgonin një mesazh kundër agresionit... -
Kerzers, Fribourg: Drejtuesi i mopedit vdes në përplasje me traktorin -
Arrestohet kosovari pas sulmit me thikë në Embrach -
Partia Socialiste Zvicerane dëshiron të luftojë kundër rritjes së qirave -
Bernë: Me flamuj të Iranit dhe Izraelit, dhjetëra kundërshtarë të regjimit festuan para ambasadës iraniane












