Kosova
Kosovë: 42 persona të vdekur në aksidente rrugore gjatë vitit 2021
Shkaktar kryesor i aksidenteve të shpeshta në trafik po konsiderohet mungesa e kulturës në komunikacion, sidomos përdorimi i telefonit
Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes, konsiderohet ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve
Vetë ngasësit e veturave pranojnë se përdorimi i telefonave është ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve.
“Është kaos në komunikacion. Por unë mendoj se shkaktar i aksidenteve në rrugë të gjata është sidomos përdorimi i telefonave. Së paku unë kam atë përshtypje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shqipe Shala.
“Trafiku në Kosovë është në kaos. Mosrespektimi i shenjave dhe rregullave të komunikacionit mendoj se janë ndër faktorët që dërgojnë në aksidente”, deklaroi Fadil Gashi, përcjell Albinfo.ch
Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti thotë se faj për aksidentet e shumta pos vozitësve ka edhe policia, përcjell Telegrafi.
“Policia ka vendosur masa të dobëta preventive. Policia reagon vetëm kur ka aksidente të mëdha. Policia nuk reagon në mënyrë konstante. Edhe mungesa e radarëve në komunikacion është domethënëse për këto aksidente”, deklaroi Bekim Ahmeti.
Në bazë të dhënave të policisë nga fillimi i këtij viti, kanë ndodhur 7645 aksidente trafiku, ndërsa nga këto aksidente kanë humbur jetën 42 persona.
Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë kanë ndodhur 26 aksidente trafiku ku pesë persona kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













