Kosova
Kosovë: Ahengjet familjare nuk kanë të ndalur, ndërhyn Policia
Ndonëse të ndaluara në tërësi, ahengjet familjare përkatësisht dasmat në disa raste po vazhdojnë të mbahen fshehurazi në vende të ndryshme në Kosovë. Ditëve të fundit janë raportuar disa të tilla të cilat janë ndërprerë nga Policia.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka ndërhyrë në një aheng familjar që po mbahej në Klinë. Ahengu ishte duke u mbajtur në fshatin Ujmir të Klinës.
“Me datë 13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.
Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar planifikimeve operacionale policore thekson se të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.
“Respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimet e fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik”, vazhdon tutje njoftimi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











